Ngjarja te "Bira e Kaçakëve" në vendin Vaçkë të Preshevës, në vitin 1945
Lokale

Ngjarja te "Bira e Kaçakëve" në vendin Vaçkë të Preshevës, në vitin 1945

06.Aug.2015 12:43
0
Lufta e Dytë Botërore ndodhi edhe në Luginë të Preshevës, në këtë luftë antifashiste morën pjesë Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Selami e Shenasi Hallaçi, Qemal Shehu, Muharrem Kadriu, Mustafë Selimi, Qani Ramadani, e të tjerë.

Në shtator të vitit 1944, kur kapituloi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sëbashku me Gjilanin dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga njësitë partizane, bullgare, maqedonase, organizuan Mbrojtjen e Kosovës Lindore, përgjatë hekurudhës Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, e cila zgjati disa muajë, Ibrahim Kelmendi patriot nga Prsheva e quajti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve, luftë që u bë kundër tre armiqëve të përbashkët aleatë : bullgarëve, serbëve dhe partizanëve shqiptarë.

Kështu në Preshevë , po edhe në krejt Luginën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të jenë të lirë dhe vet do të qeverisin me fatin e vet. Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë organizimi i popullatës për luftë përgjatë hekurudhës, u bë organizimi civilo-ushtarak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu dha qeverisja e Bashkisë, Liman Stanecit drejtimi dhe organizimi i nënprefekturës dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organizimi i operacioneve ushtarake.

Qeverisja e Bashkisë zgjati 4 muajë, ndërsa sipas materialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati vetëm 2 muajë dhe këtë Mbrojtje e quanin reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqiptare e quajti “Shqipëri e Vogël”,periudhë të ndritshme, me plotë sakrifica. Mirëpo erdhi edhe zhgënjimi, sespe Shqiptarët u përçanë për vende politike dhe udhëheqëse në Bashki. Këtë e shfrytëzuan forcat e mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare, maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast bënë kërdi në popullatën shqiptare, sidomos në Sopot, Iseuk, Sopot, Gosponicë e tjerë.

Në anën e Rezistencës së Armatosur të Shqiptarëve të Kosovës Lindore përgjatë Hekurudhës Bujanoc-Preshevë-Kumanovë ishin edhe këta patriot: Hoxhë Mulla Idrizi i Gjilanit, i cili ishte kryekomandant i zgjedhur nga Lidhja e II Shqiptare e Prizrenit, ndërsa komandant ishin edhe Ajet Rainca, Ali Syla Staneci, Lam Breznica e tjerë.

Po Rezistencën e Armatosur të Shqiptarëve e përkrahën dhe e ndihmuan edhe Shahin Aliu i Mëhallës së Alimetëve, Shukri Mehmeti i Mëhallës së Dodajve, Mustafë Aliu i Mëhallës së Alimetëve, Shukri Veliu, Jahja Selimi, Musë Veliu, Nijazi Kamberi – Aga Azi, të Mëhallës së Kamberëve, pastaj Hysen e Maksut Limani-Totorllozi, e tjerë, të cilët pasi hyn forcat partizane në Preshevë qenë të detyruar të fshihen te “Bira e Kaçakëve” në Vaçkë të Preshevës. Në bisedë me Bejtullah Osmanin e Mëhallës së Alimetëve, i cili thotë se te “Bira e Kaçakëve” ishin të fshehur 11 deri 13 kaçakë, siç i quanin at kohë. Për ate edhe ajo birë-shpellë e vogël ku ishin vendosur kaçakët e Preshevës e mori emrin “Bira e Kaçakëve”. Gjatë qëndrimit të tyre te “Bira e Kaçakëve”, ata pastroheshin te vendi i quajtur “Gjerizat e Kaçakëve”, të cilët gjendeshin në Vaçkë të Preshevës.

Sipas dëshmisë së Hysen Limanit-Totorllozit, i cili pos këtyre emrave përmend edhe Sadullahun, sigurisht të Kamberëve. Ky në rrëfimet e veta qe i ka lënë gojarisht dhe të cilat i shkruoi Edmond Kamberi i

Mëhallës së Hamishëve, thotë se me Veli Veliun të Qorvelivepaskanë pasur marrëveshje, që ushqimin ai ta siguroje për kaçakët, dikund për tri javë.Marrëveshja ishte që ushqimin ta marrin te Arat e Allajve të Preshevës, të cilin Veliu e mbështillte dhe e futte brenda në kerrin përplotë me pleh.Tregojnë dëshmitarët se shpesh Xhandarmeria e ndalte dhe e shpërthente me bajoneta plehin, për të gjetur diçka, sepse ekzistonte tek ta dyshimi.

Në nëntor të vitit 1945, njësitet partizane e rrethuan vendin “Bira e Kaçakëve”, në mbështetje të tymit që e pa roja ushtarakeprej Livadhit të Shehut. Mirëpo këta i zbuloi OZNA e atëherëshme/Odeljenje za zastitu naroda-Shërbimi për mbrojtjen e popullit/, bile një officer boshnjak. Ndërsa Hysen Limani në rrëfimin e vet thotë se në mëngjes kanë ndezur zjarrin, ata kishin pa tymin nga dilte dhe menjëherë i kishin rrethuar njësitet partizane. U bë një luftë e rreptë, në të cilën u vranë Shahin Aliu i Mëhallës së Alimetëve dhe Shukri Mehmeti i Mëhallës së Dodajve, ndërsa Nijazi Kamberi-Aga Azi iku nga rrebeshi i madh i plumbave të luftës, por duke e mbështetur shokët deri në fund, të tjerëtr u zunë robë , pasi iu harxhua municioni i luftës. Atëherë, thotë Hysen Limani e valvitëm një leckë të bardhë në shenjë dorëzimi. Të gjithëve na lidhën, nëpërmes të qytetit na dërguan në stacionin e policisë, na dërmuan së rrahuri, rrëfen Hysen Limani. Hysen Limani si i burgosur punoi 9 muajë në ndërtimin e aeroportit të Shkupit.

 

Referencat

1.Bisedë me Bejtullah Osmanin të Mëhallës së Alimetëve, më 7 nëntor 2012
2.Edmond Kamberi i Mëhallës së Hamishëve i shënoi rrëfimet e Hysen Limanit-Totorllozi.
3.Arkivi i Serbisë dhe Historik i Vranjës
 
Shkruan: Xhemaledin Salihu
Zyrtare: Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nis zbatimin më 12 gusht
Konkurs për asistentë në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat fillore të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration